Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është infektuar me Coronavirus.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se është infektuar me virusin COVID-19.
Në një postim në Facebook ka thënë se ka pak temperaturë, por ndihet mirë pasi nuk ka shenja tjera.
“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mire”, ka shkruar Lladrovci.
Shumë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës janë infektuar me Coronavirus, përfshirë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.
Postimi i plotë: