Ramiz Lladrovci jep një lajm të mirë për Drenasin – peshon 15 milionë euro

Ramiz Lladrovci jep një lajm të mirë për Drenasin – peshon 15 milionë euro

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët kësaj komune.

Ai ka theksuar se BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lladrovci ka shtuar se ky është lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës. Urime e gëzuar qytetarë të Drenasit. Besojmë se projekti për Liqenin akumulues në Vërboc si dhe rregullimi i ujërave të zeza, do të zënë së shpejti vend në projektet e financimit nga donatorët si dhe projektet tjera zhvillimore. Drenasi ka të ardhme të mirë për qytetarët e vet”, ka shkruar Lladrovci./Insajderi.com