Ramosaj: “Hidrodrini” s’do të ketë Deçanin më nën menaxhim të ujërave

Ramosaj: “Hidrodrini” s’do të ketë Deçanin më nën menaxhim të ujërave

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do të ketë më në menaxhim Deçanit, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ai në konferencën për media të mbajtur së fundmi sa i përket situatës në Deçan.

“Hapat ligjore janë të përcaktuar sepse janë rekomandime të një instituti kredibil të Kosovës. Do flas vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, kompania rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin me vete në menaxhim. Kompania do jetë kompani komunale që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i përmbushë kriteret e standardet që t’i gjendet afër qytetarëve”, ka thënë ai në konferencë për media.

Ramosaj ka njoftuar se një mijë e 392 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit deri më tash.

“Deri në këtë moment janë 1392 njerëz që kanë kërkuar ndihmë dhe kanë marrë trajtim në QKMF në Deçan. Prej këtyre personave ka raste që kanë marrë shërbimin e dytë apo të tretë”, ka thënë ai. /Insajderi.com