Ramosaj: Para Dautit edhe Ademi i vdekur dhe Ramushi i gjallë duhet të ngritën në këmbë

Ramosaj: Para Dautit edhe Ademi i vdekur dhe Ramushi i gjallë duhet të ngritën në këmbë

Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për trimërinë e anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, të cilin e ka ngritur edhe më lartë se Adem Jasharin dhe Ramush Haradinajn, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Facebook, ku kishe ndarë disa nga momentet e parafushatës elektorale te AAK-së, ka shkruar se Daut Haradinajt duhet t’i çohen në këmbë edhe Ramushi i gjallë, edhe Adem Jashari i vdekur për liri.

Ramosaj tutje ka thënë se të gjithë, brezi i ri e i vjetër që e duan këtë vend me shpirt e zemër, e kanë një adresë të sigurt, numrin 50, që është numër i Daut Haradinajt./Insajderi.com