Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është deklaruar rreth gjendjes aktuale në komunën të cilën e drejton, pas helmimit të mbi një mijë qytetarëve, njofton Insajderi.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Ramosaj tha se misteri po merr fund.
“Po merr fund, ‘misteri’! Populli nuk ia huq kurrë”.
I pari i Deçanit do të mbajë një konferencë për media në orën 16:00.
Prej të dielës më 11 korrik janë raportuar mbi një mijë 500 qytetarë që dyshohen se janë helmuar.
Fillimisht dyshimet ishin se helmimi ka ndodhur për shkak të ujit të pijes, mirëpo analizat e mostrave të testuara në IKSHPK thonë se ky helmim nuk vjen nga përdorimi i ujit. /Insajderi.com