Ramosaj thotë se Hoti i ndërpreu punimet e rrugës Deçan – Plavë

Ramosaj thotë se Hoti i ndërpreu punimet e rrugës Deçan – Plavë

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj deklaroi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kërkuar pezullimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë pas reagimeve të ndërkombëtarëve, njofton Insajderi

Ai në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini ka folur për bisedën e fundit që kishte me Hotin.

“Komunikimi i fundit ka qenë ditën e shtunë. Komunikimin e parë për këtë temë e kemi pasur në orën 05:00 pasdite të premten kur ka kërkuar pezullimin e punëve. Jam mundur që para Hotit dhe ambasadorëve të tjerë të tregojë konceptin zhvillimor që kishte me sjell standard ekonomik për qytetarët e kësaj komune në sektorin e turizmit”.

Fillimi i punimeve të rrugës Deçan-Plavë ka filluar në 2018. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses./Insajderi.com