Ramosaj thotë se kryeministri Hoti pezulloi punimet në rrugën Manastri i Deçanit

Ramosaj thotë se kryeministri Hoti pezulloi punimet në rrugën Manastri i Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët siç i quajti ai, të paligjshme që po kryhen në rrugë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Ramosaj tha se gjatë dekadës së fundit nuk ka ndodhur asnjë incident në Manastirin e Deçanit, teksa shtoi se intrigave dhe mashtrimeve të serbëve po u vije fundi.

“Këtë e dëshmojnë raportet e institucioneve që merren me sigurinë. Intrigave dhe mashtrimeve të personelit të Manastirit po ju vije fundi”, ka shkruar Ramosaj.

Ndërkaq, i pari i Deçanit u deklarua përsëri me një shkrim në “Facebook”, i cili tha se pas lajmeve jo të vërteta, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka pezulluar punimet në rrugën R-108.

“Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas kërkesës së Kryeministrit z.Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet në rrugën R-108, deri në fillim të javës së ardhshme”, ka potencuar ai.

Por, pak më parë në media u publikua se ishte KFOR ai qe ndaloi punimet me kërkesë të Vuçiqit. /Insajderi.com