Pezullimi i punimeve ditë më parë në rrugën Deçan-Plavë, nxiti reagime të shumta në Kosovë. Nën arsyetimin se pjesa afër manastirit është zonë e mbrojtur, u kërkua nga institucionet përgjegjëse që të ndalohen punimet në atë zonë.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se “kjo komunë nuk e ka vetëm një kontekst me zona të veçanta por që thotë se kjo rrugë është në të mirë të vet shtetit për shkak të potencialin që e ka ajo pjesë, njofton Insajderi.
E mosrregullimi i kësaj rruge sipas tij, është diskriminues për vet banorët e kësaj ane, duke thënë se kjo komunë e ka të vetmen shpresë, ndërtimin e kësaj rruge.
“Deçani nuk e ka vetëm një kontekst me zonën e veçantë të mbrojtur e cila sanksionohet me një ligj të miratuar në Kuvend në vitin 2008, tri ditë pas shpalljet së Pavarësisë. Në këtë rast, rruga bie ndesh me një ligj për zonat e veçanta të mbrojtura për shkak të karakterit sanksionues të këtij ligji”.
“Diskriminues ndaj qytetarëve të Deçanit, konceptit zhvillimor dhe gjithashtu janë një mori kontestesh tjera që janë krejt të veçanta që ka të bëjë me ato zonë atje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese jo rrallë herë po përzihet me temën e rrugës. Tema e rrugës është temë e veçantë dhe kontestet tjera qoftë ndërtimi i Lumit, qoftë vendimi i Kushtetueses, qoftë Parkut Nacional, janë tema të veçanta në vete. Ne kemi filluar ndërtimin e kësaj rruge jashtë zonës së veçantë që ta dërgojmë në pjesën përfundimtare të projektit, që është kufiri me Malin e Zi”.
Ndonëse punimet kishin shkuar mirë, i pari i Deçanit, thotë se ndalimi i punimeve në këtë rrugë, pasi sipas tyre këto punime po bëhen në kundërshtim me Ligjin për Zonat e Veçanta.
Ai thotë se rregullimi i kësaj rruge pesë kilometërshe do të zgjaste vetëm pesë ditë, raporton EO.
“Punimet janë kryer në pjesën më të madhe te këtij segmenti, kompania e dytë e ka hapur trasenë por që i ka ndërprerë punimet për shkak të mos revidimit të projektit dhe kemi ardhur te kjo zona 5 kilometërshe që është brenda zonës së veçantë”.
“Brenda kësaj zone, ne kemi filluar para 1 muaj e gjysme që t’i bëjmë renovimet e kësaj rruge, zgjerimin e rrugës, muret mbrojtëse e kështu më radhe dhe kur kemi ardhur në fazën përfundimtare kemi pas një reagim prej Manastirit të Deçanit, kinse jemi në kundërshtim me Ligjin për Zonat e Veçanta. Me këtë rast insistimi im ka qenë që të vazhdojë kjo rrugë për shkak mbetën edhe pesë ditë që të përfundoj në tërësi brenda kësaj zone, por që më pastaj pati reagime në vet shteti, i ambasadave, etj”, tha ai.
Ramosaj këtë temë e ka quajtur të qëllimshme, teksa ka thënë se kjo ndalesë do ta dëmtojë sektorin e turizmit në këtë komunë.
“Asgjë nuk ka të paqëllimshme në këtë temë. Është qëllim në vete, i keq dhe negativ dhe ideja jonë është që t’i japim hov zhvillimit ekonomik të kësaj komune dhe gjithashtu ta kemi një mirëqenie për qytetarët e Deçanit por edhe krejt Kosovës, duke pasur parasysh potencialin më të madh në sektorin e turizmit, shteti i Kosovës e ka në Deçan për shkak të resurseve dhe potencialin që e ka dhe tash jemi në këtë situatë që është kontradiktore komplet për kohën”.
“Mos të harrojmë që Deçani e ka të vetmen shpresë, ndërtimin e kësaj rruge, e ka të vetmen pasuri Parkun, Bjeshkët e Nemuna dhe po mundohemi që me çdo kush që këto t’i shtrijmë në funksion të ekonomive tona familjare”, ka thënë në fund Ramosaj./Insajderi.com