Ramush Haradinaj dorëhiqet, por nuk dorëzohet – thotë se do të luftojë për t’u bërë kryeministër

Ramush Haradinaj dorëhiqet, por nuk dorëzohet – thotë se do të luftojë për t’u bërë kryeministër

Ramush Haradinaj që sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme  që do të mbahen së shpejti do të kandidojë përsëri ai dhe partia e tij.

Arsyeja që Haradinaj thotë se  ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit ka të bëjë me ftesën nga Gjykata Speciale. Thotë se nuk mund të merret në pyetje nga hetuesit sa është kryetar i Qeverisë së Kosovës.

“Përgjegjësia tani i takon presidentit që me partitë politike të caktojë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Unë i afrohem përsëri popullit tim për të garuar në zgjedhje sepse jam vetëm i intervistuar dhe jo i akuzuar”, ka deklaruar ai në konferencë.

“ Në zgjedhje do të garojë edhe unë edhe partia ime, por nuk mundem që të garojë”, ka deklaruar më tej ai.

Ka thënë se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë, as për të dhe as për kolegët e tij të qeverisë.

“Nuk është vendim i lehtë, për kolegët dhe nuk e kam sefte për këtë. Vendimi është a don që si kryetar qeverie me shku para hetuesve, apo ju. Unë nuk e bëjë këtë”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsyeja sipas tij është për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar për krime lufte. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com