Ramush Haradinaj flet për iftaret me Hashim Thaçin

Ramush Haradinaj flet për iftaret me Hashim Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për raportet e tij me presidentin Hashim Thaçi.

I pyetur për takimet e tij të fundit me presidentin Thaçi, Haradinaj ka thënë se e mirëpret çdo takim ku është edhe presidenti.

E mirëpres kur presidenti është në akademi ose në çdo ngjarje, mirëpo në këto temat e interesit nacional jam i kënaqur dhe i gezuar që i kam lënë duarthatë të gjithë ata. Jo për hatër timin po për hatër të këtij vendi”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus në TV Dukagjini.

Ai u shpreh se është i gatshëm ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës nga çdo shkelje.

Mendimet edhe programet që zbatohen i kam obligim, kam obligim ta mbroj kushtetutën, nëse mundem nga të gjithë”, ka deklaruar Haradinaj.

Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj ka shtruar një iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame, myftiut Naim Tërnava, e ku i pranishëm ishte i gjithë kabineti qeveritar. Aty është edhe Presidenti Hashim Thaçi, që pak para se të nisej në iftar e kishte thumbuar Kryeministrin me anë të një postimi në Facebook, ku e kishte përmendur edhe mafian e Veriut, Milan Radojciqin.