Ramush Haradinaj i reagon sërish Kurtit për taksën: Pushtetet nuk janë asgjë

Ramush Haradinaj i reagon sërish Kurtit për taksën: Pushtetet nuk janë asgjë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje sërish kryeministrit aktual Albin Kurti që të mos e heq taksën 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Insajderi.

Haradinaj i ka thënë Kurtit se nuk ka garanca që heqja e taksës do ta sjellë marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, ka thënë Haradinaj përmes një reagimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Ish kryeministri Haradinaj i ka thënë Kurtit se pushtetet nuk janë asgjë, kur është në pyetje mbrojtja e sovranitetit të vendit.

“I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Tregu vetëm për njohje!”, ka theksuar Haradinaj. /Insajderi.com