Ramush Haradinaj ia uron “fitoren” Vetëvendosjes

Ramush Haradinaj ia uron “fitoren” Vetëvendosjes

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për president, Ramush Haradinaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila bazuar në rezultatet e para të Komisionit Qendror Zgjedhor, është parti fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Në një konferencë për medie, Haradinaj është shprehur se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, as për LVV-në.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanizmat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Shfrytëzoj rastin për të ia uruar fitoren VV-së.

Ne nuk kemi vija të kuqe as për VV-në as për ndonjë subjekt politik”, deklaroi Haradinaj./Insajderi.com