Ramush Haradinaj kandidat i PDK-së për kryeministër

Ramush Haradinaj kandidat i PDK-së për kryeministër

Koalicioni PDK-LDK-NISMA kanë vendosur që Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për kryeministër. Lajmin e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj nga PDK-ja nëpërmjet një konference për media.

Ai ka thënë se koalicioni është marrë vesh që Haradinaj të jetë kandidat i këtij koalicioni për kryeministër të vendit.

“Kadri Veseli e ka ftuar Ramush Haradinajt që ti bashkohet Fillimit të Ri. Kadri Veseli do të jetë bartës i listës së këtij koalicioni ndërsa Ramush Haradinaj do të jetë kandidati ynë për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka akuzuar edhe partitë e tjera që po bëjnë marrëveshje vetëm për interesin e tyre ndërsa këtë koalicion e ka quajtur si një koalicion që do të bëjë ndryshime qysh në ditët e para të marrjes së pushtetit.