Ramush Haradinaj: Kemi bërë luftë të pastër – besojmë në pafajësinë e Thaçi e Veselit

Ramush Haradinaj: Kemi bërë luftë të pastër – besojmë në pafajësinë e Thaçi e Veselit

Ramush Haradinaj ish-komandant lufte dhe ish-kryeministri i Kosovës, ka reaguar në Facebook pas lajmit se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë”./Insajderi.com

LAJMI I FUNDIT: SPECIALJA NGRE AKTAKUZË KUNDËR THAÇIT E VESELIT, DYSHOHEN PËR 100 VRASJE