Ramush Haradinaj: Kosova po e mposhtë pandeminë, të hiqen kufizimet

Ramush Haradinaj: Kosova po e mposhtë pandeminë, të hiqen kufizimet

Kryetari i Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth situatës epidemiologjike në vend, duke aluduar që Kosova po e menaxhon mirë dhe po e fiton luftën me Coronavisrusin, njofton Insajderi.

Haradinaj ka thënën se “javëve të fundit ndërgjegjësimi i masave po jep rezultate, dhe si rrjedhojë kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve nuk është më i nevojshëm”.

Tutje Haradinaj ka shtuar së “pret që Kuvendi i Kosovës ta miratojë pakon për rimëkëmbje ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset”.

“Në këtë mënyrë vendi do të rimëkëmbet me politika të drejta, me mobilizim dhe me përkrahje të aleatëve”, ka thënë në fund Haradinaj./Insajderi.com