Ramush Haradinaj: Në këto kohëra të vështira nuk mendoj për postin e presidentit

Ramush Haradinaj: Në këto kohëra të vështira nuk mendoj për postin e  presidentit

Ramush Haradinaj në emisionin “Live me Çim Peken”, në Syri.net, ka folur rreth mundësisë se kandidimit të tij për president, duke thënë “se nuk e ka në fokus këtë gjë në kohë të vështira të vendit”, njofton Insajderi.

Haradinaj më pas ka thënë seavarësisht që nuk ka ambicie të tilla, nëse i kërkohet kjo gjë për t’i shërbyer vendit, “do ta shqyrtoj këtë mundësi”.

Sipas Haradinajt për t’u arritur posti i presidentit në Kosovë me konstelacionin politik që ekziston, është shumë e vështirë, gati e pa mundur pa vullnetin e dy partive më të mëdha, si LDK-VV, LDK-PDK.

I pyetur nga gazetari se “a rrezikon për një ftesë nga Gjykata Speciale në rast se e merr postin e presidentit?” – Haradinaj tha: “Nuk e besoj, unë e kam dëshmuar njëherë pafajësinë time në një tribunal ndërkombëtar”./Insajderi.com