Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale që ia bëri deputetit Haxhi Shala, njofton Insajderi.
Haradinja me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se “thirrja që i është bërë atij nga Specialja, pikërisht në përvjetorin e bëshkëluftëtarëve të tij të afërt, është sfidë që ai do ta kalojë ashtu sikurse të gjitha sfidat e tjera”.
Tutje ai ka thënë se angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull.
“Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut. Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull. Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe. Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com