Ramush Haradinaj takohet me Edi Ramën

Ramush Haradinaj takohet me Edi Ramën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit kandidati i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ëshë takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pirë kafe së bashku. Ata më këtë rast kanë bërë edhe një fotografi.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, në Kosovë ende nuk është konstituuar Kuvendi. /Insajderi.com