Ramush Haradinaj tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e strukturave të AAK-së

Ramush Haradinaj tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e strukturave të AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se çfarë është biseduar me strukturat udhëheqëse të AAK-së.

Haradianj ka thënë se në këtë takim është diskutuar rreth pandemisë COVID-19, dialogun me Serbinë dhe rikonfigurimin e Qeverisë duke përfshirë postin e presidentit të vitit 2021.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Për kandidiaturën e mundshme të Haradinajt për president, të martën ka folur edhe zv-kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.

Javëve të fundit, Haradinaj, ka qenë shumë kritik ndaj qasjes së Avdullahut Hotit në lidhje me dialogun me Serbinë, Haradianj ka ripërseritur se kërkon vetëm marrëveshje finale dhe jo dialog teknik. /Insajderi.com/