“Me Ramush Haradinajn nuk luhet”

“Me Ramush Haradinajn nuk luhet”

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se nuk luhet me figurën e Ramush Haradinajt. Pas seancës së sotme, deputeti Tahiri e ka cilësuar Haradinajt si hero i të gjithë popullit.

Megjithatë, ai ka thënë për vete se të gjitha veprimet që i ndërmerr, i bën për të mirën e vendit.

Si përfundim, Tahiri ka thënë se Ramush Haradinaj e meriton ta udhëheqë vendin.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Thjesht, kam dashur ta votoj një njeri i cili i kishte duart e lidhura nëpër gjyqet ndërkombëtare duke shpëtuar identitetin tim prej shqiptarit, të fëmijëve të mi dhe të fëmijëve e të familjeve tuaja.

Ai doli faqe bardhë dhe mbrojti atdheun si dhe e sfidoi Serbinë si në akuza ashtu edhe në luftë.

Popull i dashur, mbajeni mend mirë se gjithçka që bëj, e bëj me shpirt për vendin tim dhe për njerëzit që kontribuan për atdheun tim. Me mua nuk ka as imponime dhe as shantazhe as kurrë nuk ka patur.

Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo.

Ky njeri është vet historia e atdheut tonë dhe ky njeri do punoj mirë për popullin tonë.

Ai ishte dhe do mbetet hero, por për disa njerëz, ashtu si për ish kryeministrin Bajram Rexhepi (tashmë i ndjerë), atëherë do të themi: “ka qenë human, patriot, atdhedashës doktor etj., por ai më shkoi”

Pra, ta vlerësojmë çdo kënd sa është i gjallë.

GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë!

Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën!

Labinot Tahiri, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

FKSH

Shikojeni foton e Ramushit se për ne ishte edhe në HAGË DHE NË GJYGJET E FRANCES, e atëherë vazhdoni e shani.