Ramush Haradinaj përshëndet votimin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Ramush Haradinaj përshëndet votimin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit për votimin e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Parlamenti i Kosovës me 72 vota pro ka arritur që ta kalojë në lexim të dytë Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që sa më shpejtë të fillojë implementimin e këtij mekanizmi shtetëror për të forcuar ekonominë pas dobësimit që i ka shkaktuar pandemia.

“Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”. /Insajderi.com