Ramush Haradinaj pajton dy familje në rajonin e Dukagjinit

Ramush Haradinaj pajton dy familje në rajonin e Dukagjinit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur pajtimin e dy familjeve, të mërkurën, njofton Insajderi.

Njëra familje nga Pobergja dhe tjetra nga Nivokazi i shtrinë dorën njëri tjetrit duke shpallur pajtimin e tyre.

“Të falësh është burrëri, nder e trimëri! Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi”, ka shkruar Haradinaj në Faceook.

Ky pajtim ndodhi në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, Haradinaj e ceku se këtë e kanë bërë edhe për hir të sakrificës së tyre për liri.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.

“Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë!”, ka përfunduar Haradinaj. /Insajderi.com