Raportet ekonomike ndërmjet Kosovës e Portugalisë mund të avancohen më shumë.
Ka qenë një konstatim i përbashkët ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës dhe sekretarit të shtetit portugez për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Francisco Andre.
Ky takim është zhvilluar, në kuadër të takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Po ashtu, Kosovës iu dha mbështetje edhe në procesin integrues, sidomos në mbështetjen e Portugalisë për liberalizimin e vizave.
Më 7 tetor, Portugalia e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Ky vend është pjesë e 27 shteteve të Bashkimit Evropian. /Insajderi.com