në raportin e paraqitur për të drejtat e njeriut, ka theksuar se poli" />

Raporti DASH-it: Politika e Shoqëria civile tentonin ta minonin mbështetjen e publikut për Gjykatën Speciale

Raporti DASH-it: Politika e Shoqëria civile tentonin ta minonin mbështetjen e publikut për Gjykatën Speciale

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në raportin e paraqitur për të drejtat e njeriut, ka theksuar se politika dhe shoqëria civile tentonin ta “minonin” mbështetjen e publikut për Gjykatën Speciale.

Aty përmendet edhe një “përpjekje” e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – i akuzuar tash pikërisht nga Dhomat e Specializuara.

“Politikanë dhe udhëheqës kryesorë të shoqërisë civile, veçanërisht organizatat e veteranëve, denoncuan publikisht Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (SPO) me bazë në Hagë si dhe u përpoqën për të minuar mbështetjen e publikut për punën e SPO dhe KSC. Këto përpjekje përfshinin protesta publike, një kërkesë për peticion për të shfuqizuar gjykatën dhe një iniciativë legjislative të propozuar nga ish-presidenti, Hashim Thaçi që mund të kishte minuar mandatin e KSC.”, thuhet në raport.

Në raport theksohet edhe pengimi i punës së gazetarëve, jo nga jashtë, por nga pronarët e mediave.

Sipas raportit, “pronarët e mediave nuk lejonin gazetarët të raportonin për korrupsionin në nivel të lartë”.

“Në disa raste, pronarët e medieve thuhet se kërcënuan të largonin nga puna gazetarët nëse publikonin shkrime kritikuese. Gazetarët, gjithashtu u ankuan se pronarët e medieve i kanë penguar të raportonin për korrupsionin e nivelit të lartë të qeverisë”, thuhet në raport. /Insajderi.com