Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot mbajti mbledhje solemne në të cilën Komisari për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei i prezantoi Raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin tonë dhe Pakon ekonomike investuese të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalimin e tij hyrës i dëshiroi mirëseardhje të përzemërt Komisarit Varhei dhe u falënderua për angazhimin e tij për avancimin e integrimeve në BE të Maqedonisë së Veriut, si dhe rajonit në tërësi të Ballkanit Perëndimor.
“Vizita e Juaj është shenjë e mbështetjes me rëndësi të veçantë për vendin tonë. Ajo e konfirmon mbështetjen dhe solidaritetin që nuk mungojnë nga BE-ja në këto kohëra të vështira të pandemisë nga virusi korona. Dëshiroj të shpreh falënderimin e Qeverisë dhe të të gjithë qytetarëve, për solidaritetin dhe ndihmën e BE-së për sektorin shëndetësor, pakon financiare për ballafaqim me pasojat sociale-ekonomike, si dhe ndihmën makro-financiare e cila do të jetë plotësim shtesë i këtyre ndihmave”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se vizita e Komisarit Varhei realizohet në një moment me rëndësi të veçantë për vendin tonë, në një vit kur u bëmë anëtare e NATO-s dhe në një periudhë kur pritet miratimi i Kornizës negocuese nga ana e Këshillit të BE-së dhe caktimi i Konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit 2020 gjatë kryesimit të Gjermanisë me BE-në, njofton Insajderi.
Siç dihet, dje Komisioni Evropian e publikoi Pakon vjetore për zgjerim, e cila e përfshin Raportin vjetor për procesin e aderimit të vendit në BE, si dhe Pakon ekonomike investuese për Ballkanin Perëndimor, si dy dokumente me rëndësi të veçantë në agjendën e BE-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në fjalimin e tij, në mbledhjen solemne të Qeverisë së RMV-së, Komisari për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei, tha se kjo është ditë duhet të mbahet mend për qëllimin tonë të përbashkët, të Maqedonisë së veriut dhe Bashkimit Evropian – fillimin e negociatave dhe realizimin e anëtarësimit të RMV-së në BE.
Varheji shtoi se lajm i mirë është që tani Maqedonia e Veriut ka edhe një arsye të fuqishme të punoj edhe më shumë në zbatimin e reformave dhe me një përfundim të zakonshëm të përgatitjeve për bisedimet për negociatat për shkak se bëhet fjalë për të arritura që do ta ndryshojnë të ardhmen e vendit.Eurokomesari Varhej potencoi se me ndihmën ekonomike të vendeve nga Ballkani Perëndimore në lartësi prej 9 miliard euro, Bashkimi Evropian obligohet që ta shpejtoj evropianizimin e rajonit dhe me rimëkëmbjen e shpejt ekonomike dhe për këtë qëllim raporti i Komisionit Evropian vë në dukje fushat kryesore të cilat duhet të ndihmohen.Në planin për realizimin e pakos Ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor prioritet ka edhe mbështetja e projekteve energjetike për lidhje rajonale si dhe investimet në resurset sociale dhe njerëzore në arsim dhe në politikat për parandalimin e emigrimit të të rinjve.
Në vazhdim të mbledhjes solemne të sotshme fjalim mbajti edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov i cili tha se raporti vjetor i KE-së për Maqedoninë e Veriut është një pasqyrë reale dhe objektive, por edhe bazë referuese për obligimet tona në këtë periudhë.Në mbledhje fjalim mbajti edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili u ndal në disa çështje aktuale rajonale dhe fqinjësore dhe shprehi falënderim që komisari Varhej dhe Komisioni Evropian morën qëndrime parimore rreth formësimit të pjesës së marrëdhënieve fqinjësore dhe përdorimit të atributeve shtetërore në draft kornizën e negociatave.
Ai shtoi se në atmosferën konstruktive dhe produktive e cila do të kahëzohet drejt arritjes të konkluzave të përbashkëta të pranueshme me Republikën e Bullgarisë gjatë kohës së vizitës së tij në Sofje, ku do të pritem nga homologia Zaharaieva, ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. /Insajderi.com