Raporti i Qeverisë për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përmendet mungesa e konsensusit të partive shqiptare për Asociacionin

Raporti i Qeverisë për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përmendet mungesa e konsensusit të partive shqiptare për Asociacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dorëzuar te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu me Serbinë, transmeton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në një pjesë të këtij raporti, përkatësisht te pjesa ku përmendet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, është konsideruar sfidë mungesa e konsensusit ndërmjet partive shqiptare.

“Marrëveshja u prit me protestë të ashpër nga partitë e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Ekziston një mungesë e konsensusit ndërmjet partive politike që përfaqësojnë komunitetin shumicë sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në këtë raport e publikuar nga ‘KK’.

Poashtu përmendet historiku i Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/ elementet kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë që Kosova dhe Serbia e nënshkruan në gusht të vitit 2015. /Insajderi.com