Raporti i ShSKUK: 917 pacientë të hospitalizuar, 753 të konfirmuar me COVID

Raporti i ShSKUK: 917 pacientë të hospitalizuar, 753 të konfirmuar me COVID

Në klinikat e COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet në përgjithshmëri, janë hospitalizuar 917 pacientë, sipas raportit të punës më 29 mars 2021, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, prej 917 pacientëve, 753 raste janë të konfirmuara me virus, 78 pacientë janë në pritje të rezultateve, 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 704 janë nën asistimin e okisgjeno-terapisë.

Ndërsa, në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë prej të cilëve 308 të konfirmuar me virus, tetë janë në gjendje të rënduar, 313 me oksigjeno-terapi.

Kurse, numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave janë: Klinika Infektive 119 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive) 91pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 39 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 11 paciente , Mjekimi Intensiv -COVID 15 pacientë, Klinika e Pediatrisë shtatë pacientë.

E në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 553 pacientë nga këta 445 të konfirmuar pozitive, 19 në gjendje të rënduar shëndetësore, 391 me oksigjeno-terapi.

Po ashtu numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme janë si në vijim: Spitali i Prizrenit 133 pacientë, Spitali i Gjakovës 95 pacientë, Spitali i Pejës 80 pacientë, Spitali i Gjilanit 119 pacientë, Spitali i Ferizajt 66 pacientë, Spitali i Mitrovicës 38 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 22 pacientë. /Insajderi.com