Raportimi në kohë pandemie – familja brenga e vetme e gazetarëve

Raportimi në kohë pandemie – familja brenga e vetme e gazetarëve

Në kohën kur e gjithë boten po qëndron e mbyllur dhe e pezulluar nga funksionimi i një jete normale. Janë  po ata gazetarët që pavarësisht në cilën gjendjen po gjindet Kosova po mundohen të krijonë kushte të reja që të jenë sa më afër qytetarëve me informacione.

InDoks ka folur me disa gazetarë të terreni që pavarësisht frikës nga koronavirusit janë të obliguar që të jenë në punë për të raportuar, e brenga e tyre është një, rrezikimi i familjeve.

Gazetar i RTV Dukagjinit, Besart Bejtullahu,  është në raportim në terren që kur nisen rate e para të konfirmuara me COVID-19. Ai madje ishte kritikuar nga producenti i disa emisioneve “shund e kiç”, Enis Ujkani se pse po raportonte me maskë. Por, Bejtullahu ka vendosur ta injorojë atë, për të e rëndësishme është siguria. Ai hall e ka më shumë edhe sigurinë e familjes.

 

“Sigurisht frika është më e madhe mund të them se në mënyrë që unë shkoj shtëpi  pas punës familja mbetet e  njëjtjë gjithmonë mënyra e imja e sjelljes në familje padyshim që ndryshon për arsye që nëse kam shku në familje edhe jam përqafu me antarët për sigurinë e familjes unë nuk mund ta bëj e shmangi për mos infektimit të familjes nëse do të vie në një moment të tillë sigurisht ta themi ndërgjegja do të brengë si person tip o e infekton një familje ndonëse e ki obilgim me dalë në punë”, ka thënë Bejtullahu.

Edhe Drita Rashiti, gazetare në Insajderi, që ka realizuar storie nga qytete në karantinë, e ka të njëjtin shqetësim- familjen.

“Frikë nuk është që kemi pas ndoshta jo për veti po për te tjeret gjithhere ka qenë ai komenti ose ajo e familjarëve se ku po shkon dhe duke pas paraysh që shkojmë e përcjellmi ngjarje të ndryshëm kjo na bën kjo i bën ata me mendu që ne veq po shkojm drejt rrezikut në mundohemi mu kujdes si për veti ashtu edhe për familjarët”, Rashiti/InsajderiInDoks