Pretendime për sulm

Raportohet për një “sulm” në Bërnicë të Prishtinës ndaj disa serbëve

Mediat serbe në Kosovë po pretrendojnë se një person ka gjuajtur me armë në drejtim të një shkolle ku po qëndronin ulur disa fëmijë serbë.

Raportohet për një “sulm” në Bërnicë të Prishtinës ndaj disa serbëve

Në fshatin Bërnicë e Poshtme të Prishtinës dyshohet se “një person i panjohur ka qëlluar me armë në drejtim të një shkolle”.

Sipas mediave serbe të Kosovës, në oborr të shkolles “ishin të ulur disa fëmijë të nacionalitetit serb”.

Më tutje raportohet se fëmijët “filluan të iknin”, teksa sulmuesi “qelloi mbi ta”, njofton Insajderi.

Ende nuk ka konfirmim nga Policia e Kosovës për këtë rast të pretenduar, përkundër se në shtypin serb thuhet se “ka oficerë të Policisë së Kosovës që po kryejnë hetimin”.

Në anën tjetër për këtë rast ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”,Marko Gjuriq, i cili kërkoi identifikimin dhe arrestimin e personit që dyshohet për këtë “sulm”. /Insajderi.com