
Policia e Kosovës njofton se një djalë ka raportuar të martën në Prishtinë se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga babai dhe vëllai i tij.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim.
Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Policia po e trajton rastin si “Dhunë në familje dhe keqtrajtim apo braktisje e fëmiut”./Insajderi.com