Raporton babanë dhe vëllain në polici, thotë se e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht

Raporton babanë dhe vëllain në polici, thotë se e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht

Policia e Kosovës njofton se një djalë ka raportuar të martën në Prishtinë se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga babai dhe vëllai i tij.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Policia po e trajton rastin si “Dhunë në familje dhe keqtrajtim apo braktisje e fëmiut”./Insajderi.com