
Një person ka raportuar në polici se e mbesa e tij, e mitur, në vazhdimësi është detyruar nga një i mitur t’i japë para, në mënyrë që të mos i publikojë video intime.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, të hënën.
Rasti është hapur si “Detyrim”, njofton Insajderi.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se mbesës së tij, e mitura femër kosovar, në vazhdimësi nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar, është detyruar që ti jep para, që i dyshuari mos të publikoj video intime të viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com