Raporton në polici: Një i mitur kërcënoi mbesën time se nëse nuk i ofron para do t’i publikojë video intime

Raporton në polici: Një i mitur kërcënoi mbesën time se nëse nuk i ofron para do t’i publikojë video intime

Një person ka raportuar në polici se e mbesa e tij, e mitur, në vazhdimësi është detyruar nga një i mitur t’i japë para, në mënyrë që të mos i publikojë video intime.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, të hënën.

Rasti është hapur si “Detyrim”, njofton Insajderi.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se mbesës së tij, e mitura femër kosovar,  në vazhdimësi nga  i dyshuari  i mitur mashkull kosovar, është detyruar që ti jep para, që i dyshuari mos të publikoj video intime të viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com