
Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës, Rea Xhillari, ka fituar gjyqin e hapur në muajin prill 2019 për shpifje me gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera online të cilat botuan një lajm se kinse “Rea Xhillari bashkëjeton me Gent Cakajn”.
Dosja.al ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës, ku shihet se gjyqtari Julian Haxhiu ka vendosur që pala e paditur që ka humbur gjyqin t’i paguajë Xhillarit një dëshpërblim, si edhe të heqë lajmin e botuar e më pas të publikojë edhe përgënjeshtrimin.
Sipas vendimit të gjykatës secila nga portalet detyrohen t’i paguajnë Xhillarit një shumë të caktuar si dëmshpërblim si edhe shpenzimet gjyqësore.
“Syri.net, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja
Standart.al, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja
Telegraf.al, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja
Boldnews.al paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja
Artur Zheji dhe 360 gradë.al, 300 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja
Faxweb.al, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja
JOQ Albania, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja”.
Pas lajmit të publikuar nga këto media, Millari përmes një letre publike pati thënë se reagimi dhe e vetmja shpresë e saj kundër padrejtësive është gjykata.
Lajmin e kishte cilësuar si shpifje edhe ministri I Punëve të Jashtme Cakaj, i cili po ashtu kishte thënë se do të ballafaqohej në Gjykatë me autorët e lajmit.