Raportuesja e BE-së për Kosovën beson që mund të ketë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi

Raportuesja e BE-së për Kosovën beson që mund të ketë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon, është shprehur optimiste sa i përket dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “European Western Balkans”, ajo ka thënë se beson që së shpejti do të ketë rezultate konkrete në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ajo ka thënë se së pari duhet të ndërtohet besimi, duke shprehur atë që “qëllimi duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, në mes dy vendeve.

“Unë jam optimiste se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit së shpejti do të ketë rezultate konkrete, por mund të ndodhë që së pari të ketë vetëm hapa më të vegjël. Së pari duhet të ndërtohet besimi, por në fund të fundit qëllimi duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit”, tha ajo.

Brukseli ka rifilluar mbikëqyrjen e bisedimeve ndërmjet dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Por, përpos Brukselit, më 4 shtator, një takim në Uashington do ta “ulë” në tavolinë Kosovën dhe Serbisë – ngjarje e organizuar nga emisari për dialogun, Richard Grenell. /Insajderi.com