Raportuesja e BE-së për Kosovën mban sot konferencë për media

Raportuesja e BE-së për Kosovën mban sot konferencë për media

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola von Cramon, do të mbajë sot konferencë për media.

Adresimi i saj para mediave fillon në ora 14:30.

Von Cramon po qëndron në Kosovë tash e disa ditë.

Ajo është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin, Albin Kurti. /Insajderi.com