Raportuesja europiane për Kosovës: Grenell anashkaloi Qeverinë Kurti

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Viola Von Cramon ka komentuar zhvillimet në Kosovë që lidhen me Grenellin.

Raportuesja europiane për Kosovës: Grenell anashkaloi Qeverinë Kurti

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Viola Von Cramon ka thënë se i dërguari special i Trump-it, Richard Grenell ka anashkaluar Qeverinë Kurit.

Cramon tha se Grenell nuk ka synuar ta ndihmojë BE-në në çështjen e Kosovës.

“Z. Grenell dëshironte të anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike ( Qeverinë Kurti). Nëse do të shikonit kohën dhe mënyrën e deklaratave të tij, nuk synonte të ndihmonte BE’në fare. Unë kam thënë që nëse duam stabilitet afatgjatë në rajon, do të na duhen edhe BE dhe SHBA, nuk mund t’i ndajmë ato dhe duhet të kemi një dialog, me BE’në në vendin e shoferit.”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesja e Parlamentit Europian për Kosovën shpreson se vizat do të hiqen gjatë vitit 2020. /Insajderi.com/