Rashiq: Dialogu me serbët lokal për Kurtin është e vetmja mundësi për sukses

Rashiq: Dialogu me serbët lokal për Kurtin është e vetmja mundësi për sukses

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka deklaruar se ideja e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, për dialog me serbët lokal është e vetmja mundësi për sukses.

Rashiq është shprehur i gatshëm të bashkëpunojnë për dialogun me serbët, duke thënë se ai ka ndjekur partinë e Kurtit pasi “ka disa elemente që janë në dobi të serbëve”.

Ai ka thënë se në mesin e politikave të Kurtit më të cilat pajtohet është edhe çështja e sundimit të ligjit.

Ndërsa, lidhur me pretendimet e disa politikanëve nga komuniteti boshnjak dhe egjptian për manipulimin e votave nga Lista Serbe, Rashiq ka potencuar se kjo gjë ka ndodhur në çdo proces zgjedhor.

“Në çdo proces parazgjedhor i kemi informuar çfarë do të ndodh në çfarë forme, pas çdo procesi paszgjedhor kemi pasur dëshmitarë që kanë treguar se në çfarë forme ka ndodhur dhe asnjë veprim s’ka ndodhur në këto vitet e fundit”, ka thënë Rashiq për EO.

Sipas tij, me manipulimin e votave po rrezikohet edhe përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve në Kuvend./Insajderi.com