
Kandidatit të pavarur së komunës së Shtimes Fatmir Rashitit ju bë një pritje e veçantë edhe në fshatin Muzeqinë.
Në këtë tubim elektoral, kryetari Rashiti tha se Shtimen ka për ta bërë qytet shembull, meqë siç tha ai ka përkrahjen e nivelit qendror, të ministrive përkatëse dhe të shtatë subjekteve politike që e mbështesin fuqishëm e me vendosmëri për të çuar komunën e Shtimes përpara.
“Qytetin e Shtimës do ta bëjm shembull, sepse e kemi përkrahjen e nivelit qëndror dhe të ministrive që do i mbeshtesin fuqishëm projektet tona për ta çuar Shtimen përpara”, ka thënë Rashiti.
Ai tha se banorët e Muzeqinës janë të zotuar për ti mbeshtetur vlerat të cilat do të fuqizohen me 19 nëntor.
“Banoret e Muzeqinës janë zotuar se do të mbështesin vlerat, të cilat do të fuqizohen më 19 nëntor, duke i thënë po ndryshimit, duke i thënë po mundësive të barabarta, duke i thënë po zbatimit të ligjit dhe gjithpërfshirjes me në krye kryetarin e ardshshëm”, tha Rashiti.