Rastet aktive me COVID-19 në Ballkan, ku radhitet Kosova

Rastet aktive me COVID-19 në Ballkan, ku radhitet Kosova

Kosova aktualisht është radhitur në vendin e tretë në listën e shteteve të Ballkanit Perëndimor për numrin e rasteve aktive me Coronavirus.

Aktualisht në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë gjithsej dy mijë e 43 raste aktive.

Ndërkaq, shteti me më së shumti të infektuar aktiv nga virusi radhitet Bosnja dhe Hercegovina, me 19 mijë e 367 të infektuar, derisa pasohet nga Serbia me tetë mijë e 964 raste aktive, sipas një grafike të Radio Evropës së Lirë.

Kosova ndiqet më pas nga Maqedonia e Veriut, me një  mijë e 83 raste aktive, derisa Shqipëria është shteti me më së pakti të infektuar aktiv (433)./Insajderi.com

May be an image of text