Jehona Zhuniqi

IKSHPK-ja, ka njoftuar se sot janë shënuar edhe 33 raste me koronavirus në Kosovë.
Në mesin e tyre, edhe dy raste nga Skënderaj, shkruan Insajderi
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
“Janë të fshatit Burojë, lagjia Thaçi. Edhe neve i kemi dërgu ekipen atje edhe të mjekëve edhe perosnat zyrtar të Shtabit Emergjent me Polici që të mos lëviz fshati Burojë deri nesër në ora 11:00 që kemi mbledhjen e Shtabit Emergjent për të parë se çfarë vendimi po marrim. Dy të infektuarit jetojnë në Burojë”, ka thënë Jashari për Insajderin.