Rastet me Covid-19 në Kosovë, ditëve të fundit kanë shënuar rënie të theksuar

Rastet me Covid-19 në Kosovë, ditëve të fundit kanë shënuar rënie të theksuar

Deri më tani 14.496 kosovarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

Ndërsa 586 pacientë ka vdekur.

Ky është raporti i fundit i IKShPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

Mbi 11 mijë pacientë me Covid-19 të shëruara./Insajderi.com