Rasti i Agonis Tetajt- Prokurori i ri e cilëson vrasje të rëndë

Rasti i Agonis Tetajt- Prokurori i ri e cilëson vrasje të rëndë

Prokurori Isuf Sadiku e ka cilësuar rastin e Agonis Tetajt si vrasje e rëndë, në seancën e sotme gjyqësore, njofton Insajderi.

Këtë kërkesë ai e arsyetoi me kërkesën urgjente për rihapje të shqyrtimit gjyqësor duke elaboruar edhe vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Prokurori paraprak në këtë rast, Agron Uka e kishte ricilësuar vrasjen e Agonis Tetajt nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

Agonis Tetaj u vra më 2018 në Deçan.

I akuzuar për këtë vrasje është djali i pronarit të firmës ku punonte i ndjeri, Shaban Gogaj.

Rasti u kthye në vëmendje të publikut kur i ati i viktimës publikoi videon e vrasjes, ndërkohë që u shkroi edhe ambasadave të huaja për të intervenuar në këtë çështje./Insajderi.com