Rasti i Albert Krasniqit: Një muaj paraburgim për babain i dyshuar për vrasje

Rasti i Albert Krasniqit: Një muaj paraburgim për babain i dyshuar për vrasje

Gjykata Themelore Prishtinë, ka caktuar një muaj paraburgim për Skënder Krasniqi – i cili dyshohet se e vrau djalin e tij, Albertin.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në Prishtinë më 27 janar të këtij viti.

“Të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”.

Më tutej, në vendimin e Gjykatës thuhet se masa është caktuar në arsyetimin se Skënder Krasniqi “mund t’i fsheh ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale, duke ndikuar te dëshmitarët”.

“Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Insajderi.com