Rasti i Astrit Deharit – nga momenti i arrestimit deri tek paraburgimi dhe misteri i vdekjes së tij

Rasti i Astrit Deharit – nga momenti i arrestimit deri tek paraburgimi dhe misteri i vdekjes së tij

Në mbrëmjen e vonshme të 4 gushtit të 2016-ës – Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar me mortajë dore nga dy persona.

Për këtë rast policia në fund të gushtit të atij viti kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes, e në mesin e të cilëve ishte edhe Astrit Dehari, shkruan Insajderi.

Prokuroria Speciale kishte njoftuar se të arrestuarve ua kishte caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh. Të njëjtëve më pas u ishte vazhduar masa e paraburgimit.

Astrit Dehari kishte qëndruar për 78 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren – derisa më 5 nëntor të 2016-ës, kur ishte gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Nga ku moment fillojnë kundërthëniet rreth vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes, shkruan Insajderi.

Nexhmi Krasniqi, Policia e Kosovës [05.11.2016]: Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka rënë në gjendje kome.

Sylë Hoxha, ish-Prokuror i Prizrenit [18.11.2016]: Të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë se ky rast ishte vetëvrasje.

Familja e Dehari nuk u kishte besuar këtyre deklaratave dhe kishte kërkuar që dosja e djalit të tyre të dërgohej për ekspertizë të pavarur në Zvicër, shkruan Insajderi.

Tri vjet më pas, vdekja e Astrit Deharit ende vazhdon të mbes mister – ndonëse pak dritë mbi këtë çështje – sot ka hedh raporti i Institutit Zviceran i cili konstaton:

1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

2.Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.

3.Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

Image may contain: 4 people, people standing

Babi i Astrit Deharit, Avniu, nënë Xhemilja dhe gruaja e tij Arta, sot pasi e kanë marrë raportin nga Prokuroria në Prizren, kanë kërkuar që rasti të hetohet nga institucionet dhe ai të zbardhet deri në fund./Insajderi.com