
Petrit Ajeti, drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë do të raportojë sot para komisionit parlamentar që mbikëqyrë këtë institucion.
Ai do të raportojë për rastin e fundit në Deçan, ku mbi 1.500 persona dyshohet të jenë infektuar nga uji.
Raportimi fillon në ora 09:00, ku Ajeti do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
Në Komunën e Deçanit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, teksa Qeveria të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë ka ndarë 150 mijë euro. /Insajderi.com