Rasti i Salih Mustafës: Raporti me aplikantët që kanë statusin e viktimës paraqitet me 10 dhjetor

Rasti i Salih Mustafës: Raporti me aplikantët që kanë statusin e viktimës paraqitet me 10 dhjetor

Deri me 10 dhjetor duhet të paraqitet një raport te gjykatësi i Gjykatës Speciale mbi numrin e personave që aplikojnë për statusin e viktimës në gjyqin kundër Salih Mustafës, njofton Insajderi.

Kështu ka kërkuar gjyqtari i Procedurës Paraprake nga Shërbimi i Mbështetjes së Viktimave.

Gjithashtu, është bërë e ditur se secilit person që deklarohet si i dëmtuar në rastin kundër Mustafës do të ketë një pseudonim me numër, për shkaqe sigurie.

Numri do t’i caktohet secilit aplikanë që merr statusin e viktimës, pavarësisht nëse ai kërkon masa të veçanta mbrojtjeje, apo jo.

Mustafa është një nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale për krime lufte në luftën e fundit në Kosovë.

Ai është akuzuar për një numër veprash të cilat bien ndesh me ligjet e luftës dhe ligjet për të drejtat e njeriut.

Akuzat kundër tij, pos tjerash, janë edhe vrasje, burgosje e trajtim mizor./Insajderi.com