Rasti i tmerrshëm i vajzës nga Mitrovica – familja e izolon në shtëpi që të mos martohet

Rasti i tmerrshëm i vajzës nga Mitrovica – familja e izolon në shtëpi që të mos martohet

Një vajzë nga Mitrovicë ka lajmëruar në Polici familjen e saj, pasi ka thënë se ata e kanë mbajtur atë të izoluar në banesën e familjes.

Vajza e ka lajmëruar të hënën rastin në Policinë e Kosovës, teksa ka treguar se arsyeja pse familja e ka mbajtur atë të izoluar ka të bëjë me të dashurin e saj. Familja nuk po e lejon atë që të martohet me “personin që ajo dashuron”.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se po mbahet e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj për shkak që të mos martohej me personin që ajo e dashuron”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës lidhur me rastin, raporton Insajderi.

Pas intervistimit në Stacionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicën Jugore, me kërkesën e saj vajza është dërguar në strehimore.

Tre familjarët e saj janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar. /Insajderi.com