Rasti i vajzës nga Drenasi – Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit

Rasti i vajzës nga Drenasi – Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit

Personat e akuzuar për keqpërdorim seksual paraqiten në Gjykatë, deklarohen të pafajshëm.

Janë 6 persona të akuzuar për keqpërdorim seksual në rastin Drenasi.

Mësimdhënësi Shkelzen Xhekaj, rreshteri Vesel Veseli, avokati Gazmend Halilaj, mësimdhënësi Fatmir Caraku, mësimdhënësi tjetër Ibrahim Rexhepi dhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, Hysen Hoxha janë paraqitur të enjten para trupit gjykues.

Në seancën fillestare për këtë rast, të gjashtë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Kështu ka konfirmuar avokati i të akuzuarit Vesel Veseli, Tahir Rrecaj pas përfundimit të seancës.

Njëjtë i pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Gazmend Halilaj. Kështu konfirmon mbrojtësi i tij, Bledar Gashi.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do të bëjnë kërkesë për të hedhur poshtë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 30 tetor të këtij viti.

Ndryshe, mbi këta gjashtë të akuzuar rëndojnë akuzat për keqpërdorim seksual me të miturën nga Drenas A.G.