Avokati Berisha jep shembuj të vrasjes në vetëmbrojtje

Avokati Berisha jep shembuj të vrasjes në vetëmbrojtje

Nëse një hajdut hynë me dhunë në shtëpi dhe mbetet i vrarë nga pronari i shtëpisë atëherë, vrasja e tij mund të konsiderohet legjitime.

Përmes një video në profilin e tij në Facebook avokati, Besnik Berisha ka treguar dy raste që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat janë konsideruar si legjitime kur hajnat janë vrarë gjatë sulmit të tyre.

Në dy raste të ndara ku një nënë me foshnjën e saj ishte përballur me një hajn, të cilin e kishte lënë të vdekur dhe rasti tjetër kur një inxhinier në pension kishte vrarë dy hajnat të cilët i kishte vërejtur tek shtëpia e fqinjit të tij.

Në video shihet nëna duke thirrur policinë dhe pasi që stacioni policor gjendet larg vendit ku është ajo me foshnjën e saj, përgjigja të cilën mori nëna nga policia ishte: “Bëj çfarë do që duhet të mbrosh vetën dhe foshnjën tënde”.

“Për ata qe akoma kane dilema se si trajtohen ne bote rastet e hyrjes me dhune ne shtëpi te dikujt, po e ndaje me ju një video qe pasqyron dy ngjarje te vërteta ne Amerikë. Ne ngjarjen e pare protagoniste është një grua/nene me foshnjën e saj, e cila me t’u përball me dy sulmues/hajna, njeri i moshës 24 vjeçare, thërret linjën emergjente 911, i njofton për situatën dhe kërkon ndihme, duke ua sqaruar se ne shtëpi është vetëm me foshnjën e saj dhe ka frike se do e pësojnë ndonjë te keqe”, ka sqaruar Berisha.

“Meqenëse asistenca e policisë mund te vonohej sepse vendi ku jetonte ishte larg nga vendndodhja e policisë, përgjigjja qe mori nga policia ne mes te tjerash ishte: “Bej çfarëdo qe duhet te mbrosh veten dhe foshnjën tende”, i kishte thënë policia.

E në momentin kur hajnat arritën të thyejnë derën e shtëpisë, gruaja/nena qëlloi në drejtim të tyre dhe kjo ngjarje përfundoi me sulmuesin/hajnin 24 vjeçar të vrarë.

Për këtë veprim, Policia kishte vendosur që mos ta ndjek penalisht gruan/nënën që vrau sulmuesin/hajnin dhe e konsideroi veprimin e saj të drejt dhe të ligjshëm.

Ndërsa në rastin e dytë ku protagonistë ishte një inxhinier i pensionuar i cili kishte vërejtur hajnat duke hyrë në shtëpinë e fqiut, thërret policinë, mirëpo edhe pse ata këshilluan që mos të qëlloj, inxhinieri kishte qëlluar mbi dy hajnat dhe i kishte lënë të vdekur.

“Përkundër këshillës se policisë se ai nuk duhet te qëlloi mbi hajnat sepse asnjë pasuri se arsyeton humbjen e jetës se dikujt, ai megjithatë vazhdon dhe me pushkën e tij qëllon te dy hajnat dhe i lenë te vdekur. Edhe ne këtë rast, juria refuzoi kërkesën qe ai te akuzohet dhe personi u la i lirë”, ka sqaruar rastin e dytë avokati Berisha.

Berisha ka thënë se të tilla raste ndodhin në shumë vende të botës hedhin poshtë çdo teori e atyre që mbrojnë grabitësit dhe hajnat.

“Këto situata dhe praktikat e ngjashme, te njohura ne shumicën e vendeve te botes, hedhin poshtë çdo teori e pseudo analize te kujtdo qe rreshtohet ne mbrojtje te atyre qe po vjedhin, grabitin dhe po terrorizojnë shumicën e qytetareve tanë, si dhe po i vejnë hije te zeze vendit tonë”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave një hajn është vrarë nga një banorë i lagjes së Veternik në Prishtinë, pasi që katër hajdut kishin sulmuar shtëpinë e tij.

Policia e Kosovës kishte lënë të lirë personin i cili kishte qëlluar hajnin pasi që kishin vlerësuar se ka qenë në vetë mbrojtje. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=cw4B_XbW7ds&feature=share&fbclid=IwAR1AYb3HL5tDGQX_ImR9mgZM-qJY9fbdSKbq56aZGTPVsO-5lxdddtibSJc